Partizani do të luaj të mërkurën e ardhshme ndaj Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Kjo sfidë do të startojë në orën 18:30 në “Air Albania” dhe që mund të vendos edhe fatet e titullit kampion.
Në kampin e kuq ka lajme të mira nga infermeria. Bëhet fjalë për sulmuesin Remzifaik Selmani, i cili u dëmtua ndaj Teutës. Pas kryerjes së operacionit në kavikulë, sulmusesi tashmë ka nisur seancat e rikuperimit.
Ditën e djeshme 26-vjeçari ishte i pranishëm në fushë, teksa shihej nën praninë e fizoterapistit. Sulmuesi nga Tetova ka filluar të kryej ushtrime të lehta në palestër. Megjithatë Selmani pritet të jetë në fushën e lojës vetëm në fund të muajt maj. Kujtojmë që maqedonasi ka kontratë me të kuqtë deri në fund të sezonit të ardhshëm.
[caption id="attachment_691916" align="alignnone" width="2048"] Remzifaik Selmani[/caption]