Laçi në 4 ndeshjet e fundit ka arritur të sigurojë 3 fitore dhe një barazim, rezultate këto që e kanë çuar skuadrën e Stavri Nicës në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit. Tashmë kurbinasit janë vetëm 3 pikë larg vendit të 3-të që mbahet nga Egnatia.
Sfida e radhës për bardhezinjtë është ndaj Erzenit, një tjetër kundërshtarë që synojnë 3 pikët, aq më tepëër që luhet në Laç. Por për këtë takim skuadra e Nicës duhet të bëjë llogaritë pa titullarin e mesfushës. Sergio Ujkja, i cili ka plotësuar nurmin 4-të kartonëve të verdhe dhe ndaj shijakasve do ta ndjekë këtë sfidë nga tribuna.
Lajm i mirë për Nicën është rikthimi i Vasil Shkurtaj, me sulmuesin që duket se ka hedhur prapa krahëve dëmtimin që e detyroi të mungonte në Ballsh.
[caption id="attachment_690756" align="alignnone" width="241"] Sergio Ujka[/caption]