
Sot, në orën 14.00 në kompleksin ''Internacional'' Pezë Helmes, është zhvilluar stërvitja e parë e ekipit të Dinamos, nën drejtimin e trajnerit të ri Fabricio Kamarata. Më pas radhën e ka konferenca për shtyp. Te Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe ''timonieri'' Kamarata ka filluar menjëher nga puna. Renditja nuk është aspak e mirë dhe Kamaratan, e pret një punë e vështirë.
Të gjithë janë të vetdijshëm për situatën. Fillimisht trajnerit të ri, do i duhet të mendojë skemën dhe të shikojë rendimentin e lojtarëve. Pavarësisht renditjes në vendin e fundit, asgjë nuk ka mbaruar.
Mbijetesa mbetet objektivi kryesor i ekipit nga kryeqyteti. Një ekip me emër në futbollin Shqiptar nuk do e meritonte asesi rënien nga kategoria. Megjithatë tashmë ish-futbollisti i Juventus duhet të marrë "frerët" e skuadrës për ta rikthyer aty ku ka vendin.