
Nijaz Lena nuk do të jetë në formacion për Kukësin për sfidën e sotme kundër Laçit, ndeshje që do të nisë në orën 16:00.
Mesfushori i Kukësit shprehet për Supersport se lënia e tij në stol vjen pasi pritet që ai të jetë më i freskët në sfidën e javës së ardhshme ndaj Partizanit.
"Ne nuk varemi nga të tjerët, por një gabim i Partizanit nuk do ishte keq. Gjithsesi të kuqtë fituan në derbi dhe i përgëzoj për këtë sukses.
Gjithsesi i them Partizanit se do të shihemi javën e ardhshme.
Ndeshja e sotme ndaj Laçit? Është e vështirë, por shpresojmë që të fitojmë.
Nuk do të luaj sot nga fillimi për shkak të ngarkesës që kam marrë në javët e fundit. Sigurisht që dua të luaj që nga fillimi, por më mirë të luajnë lojtarët që janë në gjendje më të mirë fizike.
Nuk kam problem serioz, por më mirë kështu, sepse do jem i freskët për ndeshjen ndaj Partizanit.
Të kuqtë favorit për titull? Nuk jam dakord. Titulli do vendoset në ndeshjen direkte", tha Lena për Supersport.