Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar një paketë mbështetjeje financiare për Kombëtaren e Kosovës në futboll, gjatë mbledhjes së Qeverisë në nëntor të vitit të kaluar. Sipas këtij vendimi, një shpërblim prej 500 mijë eurosh do të ndahen për ekipin kombëtar nëse ata arrijnë të mposhtin Sllovakinë në ndeshjen e ardhshme.

Kurti theksoi se kjo është një mundësi historike për futbollistët e Kosovës, të cilët e kanë bërë krenar çdo tifoz në çdo ndeshje të kampionatit. Ai po ashtu njoftoi shpërblime të tjera për sukseset e arritura gjatë fazës së kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke përfshirë një shpërblim prej 250 mijë eurosh për kalimin në fazën e play-off-it.

Përveç shpërblimit të menjëhershëm, Kurti premtoi gjithashtu mbështetje të mëtejshme nëse Kosova arrin të kualifikohet për Kupën e Botës. Siç e shprehu ai, në rast të fitores ndaj Sllovakisë, ekipi kombëtar do të shpërblehet me 500 mijë euro, ndërsa një milion euro të tjera do të jepen nëse Kosova arrin të sigurojë vendin në Kupën e Botës.

“Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë, me të cilët jemi krenarë në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e play-off-it, me vendim të qeverisë, sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim. Besimin tonë në ta, po e shprehim me zotimet tona për ta: Së pari: në rast fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove; Së dyti: Në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim. Përpara Kosovë. Gjithmonë me ty!”, pati thënë Kurti.

Poll

Lexo gjithashtu