Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ish-fituesi i Topit të Artë largohet nga Anglia? Mesfushori spanjoll "i shkel syrin" Realit: S'mund t'i thuash "JO" klubeve më të mira në botë

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-fituesi i Topit të Artë largohet nga Anglia? Mesfushori spanjoll
Rodri

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri ka dhënë disa deklarata të forta në një intervistë të dhënë së fundmi për Onda Cero.

Spanjolli nuk i ka përjashtuar mundësitë e një rikthimi në Spanjë tek Reali i Madridit, ndërsa tregoi dhe të vërtetën mes tij dhe Vinicius Junior për debatin mbi Topin e Artë.

Sipas ish-fituesit të këtij trofeu personal, është e vështirë t'u rezistosh ofertave që vijnë nga klubet më të mira të botës.

"Fakti që kam luajtur me Atleticon, nuk mund të më ndalojë të luaj për Realin. S'mund t'i thuash dot jo klubeve më të mira në botë", u shpreh Rodri. 

Më tej, 29-vjeçari foli dhe për eleminimin nga Champions, duke mos e quajtur dramë mënyrën se si u larguan nga gara.

"Po, ata na eleminuan. Por, kjo nuk do të thotë asgjë nëse Reali të vjen në fazën më deçizive të Championsit në formë të mirë apo të keqe. Real Madrid do mbetet gjithmonë Real Madrid, siç të gjithë e dimë", shtoi më tej mesfushori.

Sa i përket debateve të shkaktuara për garën e fituar për Topin e Artë ndaj Vinicius, Rodri sqaron se mes të dyve nuk ekziston asnjë çështje dhe se respekti mbetet reciprok. 

"Ai bëri shumë mirë në sezonin kur ishim në garë. Janë të tjerë ata që vendosin se kush e fiton çmimin. U përpoqën të na vënë kundër, por s'ia kanë dalë", përfundoi spanjolli.  

 

Poll

Lexo gjithashtu