Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nica kundër të shkuarës, Kukësi di si fitohet ndaj Laçit (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Nica kundër të shkuarës, Kukësi di si fitohet ndaj

Kukësi do të udhëtojë në Laç për të sfiduar kurbinasit në sfidën e javës së 18-të të Superiores, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:00. Një duel mjaft interesant mes dy ekipeve që do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët e kësaj jave.

Derbi i Veriut premton spektakël dhe gjithmonë ka qenë i luftuar dhe i tillë pritet të jëtë mjaft i luftuar. Interesant do të jetë edhe për Stavri Nicën, i cili do të rikthehet në Laç për herë të parë që pas largimit nga bardhezinjtë.

Verilindorët do të tentojnë fitoren e dytë ndaj Laçit në këtë sezon, teksa sfida e fazës së parë mes tyre ka përfunduar 1-0 për skuadrën e Nicës. Por Kukësi di se si fitohet nga kurbinasve, pasi statistikat flasin në gjuhën e tyre.

Në 5 ndeshjet e fundit, verilindorët kanë marrë 5 fitore. Kukësi ia ka dalë të shënojë 8 gola, ndërsa kurbinasit kanë shënuar vetëm 1 herë në portën e verilindorëve. Mbetet të shihet ditën e premte nëse Kukësi do të vazhdojë të thellojë këto statistika, apo bardhezinjtë e Mirel Josës do t’i japin fund “agjërimit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga