Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

NGJARJA TRAGJIKE/ Futbollisti i talentuar vret nënën dhe motrën e vogël, arrestohet dhe pranon krimin

Shkruar nga NEWSPORT
NGJARJA TRAGJIKE/ Futbollisti i talentuar vret nënën dhe motrën e

Një futbollist i talentuar nga Gana, i cili konsiderohet si talent në Itali ka pranuar se ka vrarë nënën dhe motrën e tij më të vogël në Parma. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe autori i vrasjes është kapur sot nga policia italiane.

Solomon Nyantakyi, i cili luajti për ekipin e të rinjve të Parmës pranoi se kishte vrarë nënën e tij, Patience Nfum, 43 vjeçe dhe motrën e vogël, Magdalene Nfum, 11 vjeçe. Pranimi i krimit nga ana e 21-vjeçari erdhi pasi policia e arrestoi ndërsa përpiqej të largohej në Milano, sot në mëngjes .

Vëllai i tij, Raymond alarmoi policinë pasi gjeti trupat e nënës dhe motrës së tij të mbuluar me gjak në apartamentin e tyre në San Leonardo, një lagje multietnike në periferi të Parmës.

Policia gjurmoi Nyantakyi, 21 vjeç dhe e arrestoi atë në stacionin qendror të Milanos.

Nyantakyi dikur konsiderohej si një nga talentet më të mëdha në futbollin italian. Ai u përzgjodh nga trajneri Roberto Donadoni në sezonin 2014-2015 për të luajtur me Parmën në Serinë A, por klubi falimentoi dhe ai u huazua te Imolese Calcio, një ekip që luan në ligën e 4-t të Italisë.

Më pas, Nyantakyi la futbollin dhe nisi të shoqërohej me persona problematik, raporton "International Business Times".

Ish-trajneri i tij, Donadoni e kujton atë si një "djalë të qetë.

"Ishte e vështirë të kuptoja se çfarë po ndodhte në kokën e tij", shprehet Donadoni.

Cristiano Lucarelli, ish-sulmues i Livornos, i cili e stërviti Nyantakin te të rinjtë e Parmës tha: "Jam pa fjalë! Solomoni ishte një djalë i qetë dhe shumë i heshtur, kurrë nuk do të dëmtonte një mizë, por vuante nga depresioni".

Ai tha se e kishte dëgjuar 21-vjeçarin të fliste dy herë gjatë vitit kur ata punonin së bashku. "Më tha se donte të largohej nga ekipi, pasi kishte mall për familjen e tij". / NEWSPORT.AL

Tags:

KRYESORE BOTA

Poll

Lexo gjithashtu