Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Më vjen keq sepse i pësuam golat për fajet tona”, Shehi pasi nisi rikthimin me humbje: Futbollistët ta ngulisin në kokë që...

Shkruar nga NEWSPORT
“Më vjen keq sepse i pësuam golat për fajet tona”,
Orges Shehi

Vllaznia ka fituar me përmbysje në shtëpi përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 3-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi. 

“Emergjencë? Pavarësisht se ditët janë të pakta, jemi munduar që gjërat bazë të funksionin më mirë. Kërkojmë pasime të lojtarëve që janë nën presion, të atyre me shpinë. Ata me shpinë kërkojnë të mbajnë topin. Më vjen keq sepse golat i kemi marrë edhe prej gabimeve tona. Patjetër që Vllaznia mund të ishte pak më dominante, sistemi, lojtarët kanë 1 vit me trajnerin, por nuk duhet të pësonim ato gola.

Në ndërtim futeshim shumë shpejt në presion. Nuk është vetëm psikologjike, ndikon, por ka punë për të bërë edhe mënyrën si interpretohet loja. Do mundohemi që të rrisim gjendjen fizike edhe pse nuk kemi kohë. Të përmirësojmë gjërat bazike, që të mos humbin prej gabimeve tona.  

Sigurisht, vështirësia jonë ishte sepse ishim gjithmonë në tërheqje, duke i dhënë hapësira kundërshtarit. Xhixhën nuk donim ta shfrytëzonim shumë, por duke parë mesfushorët, Xhixha u detyrua edhe të kthehej. Në ndërtim, mesfushorët nuk ishin në konfigurim të duhur, shkonin të 3 ku ishte topi. Kjo ishte, edhe pse pas pjesës së parë, pas minutës së 60-të ndryshuam, por s’ishte interpretimi i duhur.

Tirana me 4 mbrojtës? Sigurisht që ndeshja e parë, 3 ditë janë. Parapëlqej më shumë linjën me 4 edhe pse lojtarët mund të ndryshojnë pozicionet. Ne e futëm Verën në qendër, por Rafa kishte detyrë tjetër. Kur ai hapej në krahë, uingeri ynë ishte shumë poshtë dhe nuk ndrrohej krahu, na vinin në vështirësi. Patjetër që edhe kur është ndeshja 3-1, vështirësia shtohet. Po ta shikoni golin e 3-të, është një mbajtje e topit nga mesfushori ynë që duhet të ishte lart. Ashtu erdhi goli dhe pastaj bëhet më e vështirë. Ideja kjo ishte, të kishim njerëz për pasime të shkurtra.  

Kam shumë punë për të bërë, sidomos prapavijë? Patjetër është punë e madhe, na duhet të fitojmë ndeshjet. Duhet të ndërtojmë për të shkuar te goli, edhe duke qëndruar prapa, përsëri pësohen gola. Na pret një punë e madhe, që të paktën t’ja ngulisim në kokë lojtarëve se si duhet të dalim nga presioni. Nuk mbahet topi në zonat e rrezikshme, mbajtëm topin me shpinë 40 metra larg portës sonë. Nëse nuk përmirësohemi në gjërat bazë, do ta kemi të vështirë.

Çështje e portierit Tafas, s’ka qenë as në stol? Ka dëmtim, dje ka bërë edhe një eko dhe i ka dalë dëmtim. Duhet të rrijë pushim 8 ditë, nuk kemi kohë për çështje. Kemi kohë të kuptojmë se kush do të japë maksimumin, ka fushën aty. Unë nuk jam këtu për të krijuar çështje, jam që lojtarët të japin maksimumin. Pa luftë nuk ka asgjë, javët sa vijnë e ikin.

Ndeshja e parë që e patë Tiranën nga afër, më e vështirë sesa e mendonit? Është e vështirë, e kam marrë përsipër këtë punë. Nuk them që lojtarët nuk janë të duhurit. Por ne të zgjedhim të duhurit për të hedhur në fushë dhe të mbajmë përgjegjësinë deri në fund. Ditët ishin të pakta, do të kemi ditët në vijim, për të parë dhe bërë zgjedhjet e duhura. Zgjedhjet do të jenë, ai që jep më shumë, ai do të luajë. Nuk ka lojtarë që premton apo jo, vetëm meritokraci. Ka edhe shumë javë përpara, kam besim që do të dalim nga kjo situatë”, tha Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu