Talenti Adri Mehmeti ka “pushtuar” mediat në SHBA dhe jo vetëm. 16-vjeçari zhvilloi debutimin mbreslënës në MLS me ekipin e Neë York Red Bulls. Mehmeti ishte në fushë për 76-të minuta, ndërsa kontriboi me asist te goli i 2-të për New York Red Bulls kundër Orlando City.
MLS pas mbylljes së javës së parë, ka publikuar formacionin më të mirë, aty ku bie në sy prezenca e mefushorit. Fakti që 16-vjeçari ndodhet mes më të mirëve të javës në elitën e futbolltit të SHBA-së dhe jo Leo Messi (Inter Miami), demostron qartë se Mehmeti ka një potencial të madh për t’u bërë lojtar i klasit botëror.
Për informacion, lojtari në fjalë është me origjinë shqiptare, ndërsa ka luajtur me Shqipërinë U-15, mars 2023, ndërsa prej nëntorit të 2023, Mehmeti bën pjesë te moshat e SHBA-së.
