Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Nga mënyra si shkoi loja jam i kënaqur me 1 pikë", Mirel Josa: Ujka? Ja pse e nisi ndeshjen nga stoli

Shkruar nga NEWSPORT
"Nga mënyra si shkoi loja jam i kënaqur me 1 pikë",

Laç dhe Vllaznia e kanë mbyllur në barazim ndeshjen në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me rezultatin 0-0.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Laçit, Mirel Josa.

“Nuk mund të thuash që jam i kënaqur me 1 pikë, por kur shikon si shkoi loja atëherë unë në përgjithësi jam i kënaqur. Edhe goditjet në portë nga të dyja ekipet munguan”, u shpreh Josa.

-Je i kënaqur me mënyrën se si finalizuat apo në pasimin e fundit?

“Nuk është problemi deri tek finalizimi. Që të shkojmë deri aty duhet të zhvillojmë një lojë të mirë. Duke pasur parasysh që luajtëm me 4-3-3 duhet të ishim më të vëmendshëm. Sidomos në pjesën e parë, Vllaznia ishte shumë e saktë dhe fitoi shumë dyluftime në mesfushë.”

-Sobowale nuk po jep në fushë...?

“Ka pasur disa probleme fizike. Disa probleme ia kam evidentuar në ndeshjen kundër Tiranës. Kundër Tiranës pati një rendiment të mirë. I thashë dhe njëherë tjetër që duhet të jetë më i saktë në mënyrën si mbron topin dhe të jetë më i vendosur në dyluftime.”

-Pse e nis Ujka ndeshje nga stoli? Sa ndikuan në ndeshje mungesat?

“Kurti ka luajtur tre ndeshje me ekipin Kombëtar të të rinjve. Dy 90 minutësha i ka luajtur dhe Kryeziu. Duke futur dhe lojtarët e tjerë që kishin problemet e tyre. Edhe Melo është jashtë. Përsa i përket Ujkës nuk e ka bërë stërvitjen të plotë gjatë këtyre dy javëve. Ka pasur disa probleme. Nuk ishte i plotë në stërvitje, prandaj nuk e përdorëm sot. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën. Por duhet të ruajmë dhe lojtarët, pasi na ndikon shumë mungesa e një lojtari për dëmtim më pas.”

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga