Stadiumi "Fadil Vokrri"
Federata Kosovare e Futbollit ka publikuar pamjet nga stadiumi “Fadil Vokrri” ku do të luhet ndeshja mes Përfaqësueses dardane dhe Turqisë sot në mbrëmje.
Me shënimin: Gjithçka është gati për finalen e madhe ndaj Turqisë. Sot luhet për ëndrrën!, Federata ka nxitur akoma dhe më shumë tifozët për ta mbushur stadiumin që mund të kthehet dhe në "bekim" për Dardanët në misionin për t'u kualifikuar në Kupën e Botës.
Ndeshja do të nisë në orën 20:45 dhe ëndrra amerikane është vetëm 90 minuta larg.
Poll
