Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Mbrojtësi lider nuk ia del dot, trajneri i Turqisë “përjashton” edhe katër futbollistë të tjerë para finales me Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtësi lider nuk ia del dot, trajneri i Turqisë
Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella

Kur na ndajnë edhe 1 orë nga formacionet zyrtare të sfidës mes Kosovës dhe Turqisë, trajneri i këtyre të fundit, Vincenzo Montella ka marrë vendimin për të hequr 5 lojtarë nga lista përfundimtare që do të ketë në dispozicion për këtë takim.

Kështu, krahas Merih Demiral i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi, italiani nuk do të llogarisë as shërbimet e Oguz Aydin, Muhammed Sengezer, Ahmetcan Kaplan dhe Mustafa Eskihellac të cilët do ta ndjekin përballjen nga tribuna. 

Në anën tjetër, mesfushori dhe kapiteni i skuadrës, Hakan Calhanoglu ka luftuar me kohën duke qenë i gatshëm në këtë sfidë, dhe mund të marrë minuta në pjesën e dytë ndaj Dardanëve.

Poll

Lexo gjithashtu