Françeska Rustem dhe Vedat Muriqi
Moderatorja e emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel Françeska Rustem, ka vizituar klubin e Mallorca-s në La Liga. Arsyeja e këtij udhëtimi kishte të bënte me “La Liga Experience”, partneriteti me "Digitalb".
Rustem mori fanelën e personalizuar me numër “31” nga mbrojtësi i Kombëtares Marash Kumbulla. Por nuk mbaroi me kaq, pasi moderatorja u stërvit me Kumbullën, pasime të thjeshta.
Për të dhënë “vlerësimin” e paraqitjes së Françeska Rustem ishte sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi, mimika e të cilit foli “qartë”. Si Kumbulla dhe Muriqi bëjnë pjesë te ekipi i Mallorca-s në elitën e futbollit spanjoll.
View this post on Instagram
Poll
