Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga Kushta te Salihi, ja cilët futbollistë të Kombëtares i kanë shënuar Suedisë ndër vite

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kushta te Salihi, ja cilët futbollistë të Kombëtares i

Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e sotme ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars. Shqipëria do të përballet në transfertën e vështirë të Suedisë. Sfida që do të zhvillohet në “Friends Arena” do të startojë në orën 19:00.

Një sfidë kjo mjaft interesante edhe për historinë e ndeshjeve mes këtyre dy kombëtareve. 5 sfidat e mëparshme kanë prodhuar edhe gola, ku Shqipëria i ka shënuar 5 herë përfaqësueses suedeze.

Golin e parë ndaj Suedisë e ka shënuar Ylli Shehu në vitin 1988, sfidë të cilën Shqipëria e humbi 1-2. Teksa një vit më vonë Kombëtarja jonë u mposht 3-1 nga skandinavët. Në këtë ndeshje golin e shënoi Sokol Kushta me anë të një penalltie.

Në vitin 2004, Shqipëria merrte një fitore mjaft të bukur 2-1 përballë Suedisë. Golat për ekipin tonë u shënuan nga Ervin Skela dhe Adrian Aliaj. Këtë sfidë tanët e fituan me përmbysje, pasi suedezët ishin të parët që shënuan.

Ndërsa në vitin 2009 është edhe ndeshja e fundit që Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar përballë suedezëve. Sfida përfundoi me fitoren 4-1 të skandinavëve, teksa golin e vetëm për ekipin tonë e shënoi Hamdi Salihi.

Golashënuesit e Kombëtares sonë përballë Suedisë:

Ylli Shehu – 1 (1988)

Sokol Kushta – 1 (1989)

Ervin Skela – 1 (2004)

Adrian Aliaj – 1 (2004)

Hamdi Salihi – 1 (2009)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga