• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
KOMBETARJA

Nga Europiani te Reja, Xhaka dhe Hysaj, rrëfimi i Armand DUKËS: Serioze çështja e Elsit, ju tregoj punën e trajnerit

July 21, 2021 KOMBETARJA, KRYESORE, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Nga Europiani te Reja, Xhaka dhe Hysaj, rrëfimi i Armand DUKËS: Serioze çështja e Elsit, ju tregoj punën e trajnerit
KOMBETARJA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për median e njohur italiane “Tuttomercatoweb” ku ka folur për një sërë çështjesh të ndryshme të aktualitetit në futboll. Nga finalet e kampionatit Europian, te Shqipëria e trajnerit Edy Reja, e ardhmja e futbollistit shqiptar Granit Xhaka e deri te shpërthimet e tifozëve lacialë ndaj Elseid Hysaj, kreu i qeverisë shqiptare të futbollit është rrëfyer pa doreza.

– Të fillojmë me Europianin. Si e keni parë Italinë si kampione të Europës? Historikisht, Italia ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Shqipërinë.

– Ka qenë një Europian i bukur, me shumë cilësi dhe emocione të mëdha në pothuajse të gjitha ndeshjet. Futbolli na riktheu emocione që dukeshin të largëta, stadiume të mbushura me tifozë. Mund ta them se tashmë kemi triumfuar përballë vështirësive të mëdha që të gjithë kaluam dhe po shohim dritë në fund të tunelit.

Pashë një Itali të bukur në të gjitha ndeshjet. Një sukses i madh për skuadrën e Mançinit, i cili pa diskutim është pritur shumë mirë edhe në Shqipëri ku ka një numër të madh tifozësh italian për shkak të dashurisë që kanë për futbollin italian, por edhe për vendin fqinj, me të cilët historikisht kemi qenë shumë të lidhur. Italia tregoi cilësi të shkëlqyera. Tregoi se ka ndryshuar dhe është përmirësuar shumë. Trajneri Mançini ka merita të mëdha, sepse i ka bërë shumë grup dhe shumë skuadër. Futbolli italian meriton nota maksimale për atë që dha në Europian. Suksesi i Italisë i përket Federatës, drejtuesve dhe lojtarëve. Krijuan një skuadër me dëshirë për të fituar. Krijuan një klimë besimi dhe gjithmonë theksonin se kjo skuadër mund të shkojë larg dhe arritën në fund një sukses të merituar.

– Ka pasur edhe skuadra të tjera që shiheshin si favorite…

– Sigurisht që në nisje kishte shumë skuadra që shikoheshin si favorite. Unë personalisht në fillim shikoja Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Anglinë te skuadrat më afër trofeut, edhe për shkak se e ndjejnë shumë fanellën e ekipit Kombëtar. Për mua zhgënjimi më i madh këtë Europian ka qenë Franca, një skuadër që duhet të bënte shumë më shumë dhe ka cilësi të jashtëzakonshme në skuadër. Në nivele kaq të larta nuk lejohet nënvlerësimi ose eksperimenti, dhe Franca bëri pikërisht këtë gjë kundër Zvicrës, një skuadër e vështirë për t’u mposhtur dhe që nuk dorëzohet asnjëherë.

– Italia luajti në finale kundër Anglisë.

– Anglia nuk e besonte se do arrinte të fitonte Kampionatin Europian edhe pse i gjithë opinioni publik dhe tifozët kishin krijuar një atmosferë që trofeu po vjen në shtëpi, por ata nuk e besonin. Belgjika kishte një skuadër të fortë, për shumë shikohej si një nga favoritet kryesore por për mua nuk ishte në listën e favoriteve.

– Roma mund të marrë Xhakën.

– Graniti është një mesfushor i shkëlqyer, me shumë cilësi. Cilësitë e tij u konfirmuan tashmë edhe në kampionatin Europian, ku pamë paraqitje të shkëlqyera dhe një lider që dinte si të drejtonte skuadrën në momente të vështira, si në suksesin kundër Francës. Pa dyshim që do të ishte një vlerë e shtuar për Serinë A dhe për Romën, që besoj se do të zhvillojë një kampionat të mirë këtë sezon.

– Hysaj ka kënduar “Bella ciao” gjatë një pushimi me shokët e ekipit. Dhe kanë shpërthyer një sërë polemikash nga ana e tifozëve të Lacios. Çfarë mendoni?

– Është një çështje shumë serioze kjo që ka ndodhur. Elsi është një lojtar i madh dhe një djalë i shkëlqyer, që nuk e meriton aspak sulmin që i është bërë. Karakteri i tij i fortë do të jetë në gjendje të triumfojë përballë këtyre sulmeve dhe do të bëjë një sezon të madh me Lacion dhe Kombëtaren tonë. Dhuna verbale dhe ajo ideologjike nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e tij. Ato duhet të qëndrojnë gjithmonë larg futbollit.

– Dhe me trajnerin Reja, si po shkojnë punët?

– Me trajnerin Reja po bëjmë një punë të mirë nga të gjitha anët. Ai po ndihmon shumë jo vetëm me Kombëtaren e madhe, por edhe me ekipet Kombëtare të të rinjve, nga U-15 deri tek U-21. Dua të them se edhe me rezultatet po bëjmë mirë. Arritëm të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve, pavarësisht mungesave dhe vështirësive nga Covid-19. Në këtë rrugëtim të ri, e kemi nisur mirë, kemi 6 pikë pas tre ndeshjesh të luajtura, një kundër Anglisë në Tiranë. Duhet të theksoj faktin se shtatori është shumë i rëndësishëm për ne, sepse do të luajmë kundër Polonisë në transfertë dhe Hungarisë e San Marinos në shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Nuk di të ndalet në Europë, Myrto UZUNI në krye të golashënuesve
Previous article Klubi i Kategorisë së Parë në "det të hapur", largohet papritur presidenti

Skuadrat e kampionatit shqiptar dështuan në këtë sezon në Kupat e Europës. Si mendoni, ku është problemi?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

E BUJSHME/ "Pashk vendos si të duash", presidenti i Laçit tregon sms-në e Shpëtim Duros: Ma dëshifroni, të bëhet burrë e të tregojë ç'ndodhi
August 1, 2022

E BUJSHME/ "Pashk vendos si të duash", presidenti i Laçit tregon sms-në e Shpëtim Duros: Ma dëshifroni, të bëhet burrë e të tregojë ç'ndodhi

Atmosferë pozitive te Kastrioti, trajneri i krutanëve ndez rivalët: Kampionët jemi ne
August 1, 2022

Atmosferë pozitive te Kastrioti, trajneri i krutanëve ndez rivalët: Kampionët jemi ne

Tirana njoftim zyrtar, nisin regjistrimet për grupmoshat
August 1, 2022

Tirana njoftim zyrtar, nisin regjistrimet për grupmoshat

Kukësi me ngarkesë të plotë në Turqi, gati 2 fidat e rradhës
August 1, 2022

Kukësi me ngarkesë të plotë në Turqi, gati 2 fidat e rradhës

EKSKLUZIVE/ Një 20-vjeçar për Korabin, firmos sulmuesi i Tërbunit
August 1, 2022

EKSKLUZIVE/ Një 20-vjeçar për Korabin, firmos sulmuesi i Tërbunit

ZYRTARE/ U largua nga futbolli i luajtur, Gent MUÇA bëhet trajner i Tiranës
August 1, 2022

ZYRTARE/ U largua nga futbolli i luajtur, Gent MUÇA bëhet trajner i Tiranës

Lajmet e fundit

___

Aug 2 12:07 AM
BOTA

VIDEO/ Rei Manaj debuton në kampionat me Watford, arrinë triumfin e parë

Aug 1 11:45 PM
BOTA

Juventus kërkon lojtarin e Sassuolo, nuk pranojnë ofertë nën 40 milionë euro

Aug 1 11:23 PM
BOTA

ZYRTARE/ Ish lojtari i Juves me ekip të ri, do luajë në një kampionat me Messin

Aug 1 10:57 PM
SPORTMIX

Kevin Durant pranë largimit nga Brooklyn Nets, ylli i ekipit ndiqet nga shumë rival

Aug 1 10:38 PM
VENDI

E BUJSHME/ “Pashk vendos si të duash”, presidenti i Laçit tregon sms-në e Shpëtim Duros: Ma dëshifroni, të bëhet burrë e të tregojë ç’ndodhi

Aug 1 10:04 PM
BOTA

ZYRTARE/ Igli Tare arrin marrëveshjen me mesfushorin, Interit i largohet një tjetër lojtar

Aug 1 9:44 PM
VENDI

Atmosferë pozitive te Kastrioti, trajneri i krutanëve ndez rivalët: Kampionët jemi ne

Aug 1 9:22 PM
VENDI

Tirana njoftim zyrtar, nisin regjistrimet për grupmoshat

Aug 1 9:00 PM
BOTA

Ish lojtari i Partizanit dhe Teutës, ndërpret marrëveshjen me ekipin hungarez

Aug 1 8:43 PM
BOTA

VIDEO/ Klopp mbetet “fantastik”, tekniku i Liverpool habit me gjestin e tij

Aug 1 8:21 PM
BOTA

FOTO/ Bayern “gjen” pasuesin e Lewandowskit, blen shoferin e Mane

Aug 1 7:57 PM
BOTA

VIDEO/ Fabregas transferohet tek ekipi italian, pritet si “hero” nga tifozët

Aug 1 7:45 PM
VENDI

Kukësi me ngarkesë të plotë në Turqi, gati 2 fidat e rradhës

Aug 1 7:28 PM
BOTA

FOTO/ Miqësorja i vendos përball njëri tjetrit, dyshja e përfaqësueses së Kosovës ndahen në “paqe”

Aug 1 7:02 PM
BOTA

Ish ylli i Chelsea përfundon në Brazil, “mbarojnë” milionat në Kinë

Aug 1 6:40 PM
BOTA

Nga Italia në Turqi, Arsenal gati të shesë mesfushorin

Aug 1 6:19 PM
FACENEWS

Në qendër të vëmendjes për format e saj, gazetarja e njohur shfaqet me sulmuesin e Milanit

Aug 1 6:04 PM
VENDI

EKSKLUZIVE/ Një 20-vjeçar për Korabin, firmos sulmuesi i Tërbunit

Aug 1 5:44 PM
BOTA

Rekord shikueshmërie në një finale të UEFA-s, 87 mijë të pranishëm kalojnë çdo limit

Aug 1 5:21 PM
BOTA

La pas dëmtimin dhe u rikthye me gol, flet Sergio Ramos

Aug 1 5:04 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ U largua nga futbolli i luajtur, Gent MUÇA bëhet trajner i Tiranës

Aug 1 4:45 PM
FACENEWS

FOTO/ Largimi nga Tirana, Visar Bekaj i shkruan mesazh Enur Totres

Aug 1 4:26 PM
BOTA

Fituan Superkupën, fansat atmosferë elektrizuese

Aug 1 4:11 PM
BOTA

ZYRTARE/ Milan huazon mesfushorin te Spezia për sezonin  e ri

Aug 1 3:50 PM
FACENEWS

FOTO/ Barazimi në miqësore, Partizani ndryshon “look”me Dinamon

Aug 1 3:36 PM
SPORTMIX

Situata e tensionuar në veri, reagon Florian MARKU: Jemi me shpirt me Kosovën

Aug 1 3:18 PM
BOTA

Barcelona ia hoqi nga “duart” Chelsea-t, KOUNDE gati për maksimumin: Jam shumë krenar për veten

Aug 1 3:00 PM
VENDI

Arbitrat nisin përgatitjet dhe futen në testim, Starova bashkë me emra të njohur japin kontributin e tyre

Aug 1 2:45 PM
VENDI

FOTO/ Shtëpia ofron kushtet e duhura, Korabi nis fazën përgatitore (NJOFTIMI)

Aug 1 2:26 PM
KRYESORE

TOTRE konfirmon largimin, fjalët e “lamtumirës”: Skuadra më e madhe në Shqipëri, jeni krenaria e qytetit

Aug 1 2:11 PM
VENDI

FOTO/ Rikthehet buzëqeshja te Partizani, të kuqtë “ndezin motorët” për Superioren

Aug 1 1:52 PM
VENDI

ZYRTARE/ Tërbuni “hesht” zërat për krizë, nënshkruhen 6 kontrata 2-vjeçare brenda ditës

Aug 1 1:33 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ Partizani e huazoi në Kroaci, Kastrioti prezanton sulmuesin e “demave” dhe mbrojtësin 18-vjeçar

Aug 1 1:16 PM
BOTA

VIDEO/ Arrestohet futbollisti, përplasi me grusht gjyqtaren në fushën e lojës

Aug 1 12:59 PM
VENDI

VIDEO/ Ditë e veçantë nga të tjerat, skuadra e Superiores nis gushtin “nën ujë”

Sondazh

Skuadrat e kampionatit shqiptar dështuan në këtë sezon në Kupat e Europës. Si mendoni, ku është problemi?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P