Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nga ekipet e moshave në Kombëtare, tre goditjet "big" të drejtorit të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT

"Unë e kam vendosur, ti do jesh drejtori sportiv i Tiranës", këto duhet të kenë qenë fjalët e presidentit Refik Halili për Arbi Laçin. Një 30-vjeçar me vizion të qartë, i lindur dhe rritur në shkallët e stadiumit. Përgjegjësia ishte e madhe, i dinte fare mirë "furtunat" që do ta mbulonin, megjithatë s'i bëri syri "tërrc" dhe vendosi t'i thoshte "Po".

Në vitin e tij të parë, në këtë detyrë të re në klubin më të titulluar në Shqipëri, sytë e tij u drejtuan nga filizat e njoma, Akademia bardheblu. Talentë kishte shumë, por ishin lënë në hije për shkak të tregut të huaj. Kësisoj drejtori Laçi me një vendosmëri të rrallë, edhe pse me brryla nga të gjitha anët, vendosi t'i sugjeronte Ze Marias e më tej Ard Memës ata lojtarë që ai kishte pikasur si të duhurit për 24-herë kampionët e vendit.

"Boll më, ky klub duhet të nxjerrë të ardhura nga talentët e vet", politikat e Tiranës ndryshuan duke i drejtuar dhe ecur paralel me vizionin e drejtorit sportiv, Arbi Laçi. I pari ishte Ernest Muçi. Sapo preku ekipin e parë dhe fushën e "Selman Stërmasit", talenti i bardhebluve shpërbleu më së miri besimin e drejtuesve. Kontrata e profesionistit u bë gati dhe ai u "blindua" nga Tirana.

Pas tij, ishte radha e Jurgen Celhakës. 18-vjeçari ishte shumë i ri për të qenë pjesë e ekipit të parë, por cilësitë e tij thyen rezistencën e Memës, të cilin e përfshiu në fushë edhe në një ndeshje derbi. Akull i ftohtë në fushë, pasime të sakta, shumë kilometra të përshkuara dhe lideri i ardhshëm i mesfushës bardheblu. Çfarë goditje e mrekullueshme.

Një sulmues dhe një mesfushor duhet të kenë gjithmonë lojtarin asist nga linjat, për të sulmuar kundërshtarin. Prapavija e kampionatit shqiptar, ka vuajtur gjithmonë në krahun e majtë. Por, te Tirana veç Hoxhallarit që prej vitesh mban peshën e linjës, tashmë është zbuluar Marsel Ismajlgeci. Talenti bardheblu tregoi në ndeshjen e Gjirokastrës, ku luajti si titullar, se jo më kot është grumbulluar në skuadrën e parë.

Kontrata 3-4 vjeçare, cilësisht shumë lart, nga një lojtar për çdo repart, drejtori i Tiranës ka bërë mirë. Ka menduar për të tashmen, të ardhmen e ekipit dhe buxhetit të klubit. Të tre jo vetëm pjesë e 24-herë kampionëve të Shqipërisë, por edhe të ftuar në ekipet kombëtare. Puna është intensive, e ardhmja duket e ndritur.

Nëse të gjithë kishin shpresuar për të qenë bashkëpunëtor të afërt të presidentit Halili, kreu i bardhebluve i besoi Arbit Laçit, një njeri që suksesin e ka të varur me veprimin. Edhe pse sulmohet nga të gjitha anët, njerëzit e suksesshëm nuk ndalin kurrë. Mund të gabojnë, por nuk heqin asnjëherë dorë. Përfundimi? Muçi te Kombëtarja U-19, Ismajlgeçi dhe Celhaka te kuqezinjtë U-21... /Retin TOKA/  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga