Bylis ka marrë një fitore tejet të rëndësishme përballë Teutës, në kuadër të javës së 33-të në Abissnet Superiore.
Nga stadiumi “Adush Muçaj”, ballshiotët morën kryesimin e sfidës që në minutën e 3-të të takimit përmes mbrojtësit Emini, i cili u gjet me fat në zonë dhe shënoi në portën e Selmanit.
Përpjekjet e durrsakëve ishin të shumta dhe me raste flagrante nga Zogos dhe Kotobelli të cilët iu afruan rrezikshëm golit, por gjetën përballë një Ozols të pakalueshëm.
Miqtë e gjetën falë shumë tentativave rrjetën përmes Zogos, por pas kontrollit në sistemin VAR, arbitri Enea Jorgji vendosi për anullimin e tij, duke lënë në fuqi rezultatin 1-0.
Në minutat e fundit, pati vend dhe për golin e sulmuesit Camara, i cili përballë me porterin Selmani s’e pati të vështirë të çonte topin në fundin e rrjetës.
Me këtë rezultat, Bylisi shkon në vendin e 8-të në kuotën e 35 pikëve dhe parakalon Vorën në renditje, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6-të me 38 pikë.
Bylis 2-0 Teuta (Emini 3', Kamara 90'+4)
"Abissnet Superiore": Java e 33
Stadiumi: "Adush Muçaj"
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Ozols; Bruno, Kane, Emini, Adeduro, Kamara, Dimov, Kodji, Marku, Përgjoni, Vieira. Trajner: Mirel Josa
TEUTA: Selmani; Zhongo, Kotobelli, Përgjoni, Ismajli, Toli, Votlai, Maçolli, Daci, Boçi, Arifi. Trajner: Enkeleid Dobi.
LIVE:
Mbyllet ndeshja, Bylis 2-0 Teuta.
90'+4 GOL BYLIS! Shënon Kamara.
8 minuta shtesë të akorduara para mbylljes së sfidës.
88' Krosim i mirë në zonën e Bylisit, por Gonçalves nuk arrin te topi.
Koha për zëvendësimet e fundit në të dyja kampet. Te Bylis largohet Do Carmo për Walisson, ndërsa te Teuta largohet Woltai për Kuqin.
Zëvendësim te Bylis! Futen në fushën e lojës Stoilov dhe Guraneli.
Largohet Daci dhe futet në fushë Roni në radhët e Teutës.
70' Ndërhyrje me bërryl nga Maçolli, Jorgji s'e toleron dhe e ndëshkon me karton të verdhë.
66' Zbritje e rrezikshme për Bylisin, por Zogos i detyruar shkakton faull. Arbitri s'ia kursen kartonin e verdhë.
Largohet Emini, futet në fushën e lojës Ademola në radhët e Bylis
57' Shënon Zogoz, por goli nuk vlen. VAR-i e anullon për pozicion të parregullt.
49' Rrezik në portën e Bylis, por lojtarët e Teutës nuk shfrytëzojnë dot shansin e artë dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën.
Nis pjesa e dytë mes Bylisit dhe Teutës.
Mbyllet pjesa e parë.
45' Katër minuta para mbylljes së pjesës së parë.
43' Kthesë me roveshatë nga Kotobellit, Ozols "mohon" festën e durrsakëve.
38' Daci nuk i beson syve, goditja e tij me kokë shkon pranë shtyllës së portës së mbrojtur nga Ozols.
27' Një tjetër shans i shpërdoruar për Teutën, topi del jashtë kuadratit.
25' Shans i mirë për Teutën për të kthyer ekuilibrat, por Ozols tregohet vigjilent dhe shmang golin.
15' Përplasje e fortë mes dy lojtarëve të cilët përfundojnë të dëmtuar, Jorgji ndalon lojën për pak çaste.
12' Vjen shansi i parë për Teutën, Daci ndalet nga porteri Ozols.
8' Ndërhyrje e ndëshkueshme për Enea Jorgjin, Kodji merr të verdhë.
3' GOL BYLIS! Shënon Emini.
1' Shkelmohet topi i parë në "Adush Muçaj". Nis sfida mes Bylisit dhe Teutës.
