Edhe pak javë na ndajnë nga starti i Kupës së Botës 2026, teksa FIFA po merr vendime për disa ndryshime të vogla në rregulla. Së fundmi, është “The Athletic” që ka zbuluar një prej ndryshimeve.
FIFA është gati të bjerë dakord për të “fshirë” të gjithë kartonët e verdhë pas fazës së grupeve dhe çerekfinaleve të Kupës së Botës. Kjo, për shkak se duan të zvogëlohet rreziku që lojtarët të humbasit ndeshjet me eliminim direkt në Botëror.
Pra, nëse një prej lojtarëve ka marrë 2 kartonë të verdhë radhazi, në 2 ndeshjet e fundit të grupeve, ai s’do të mungojnë në fazën tjetër, duke “hequr qafe” rregullin që ka qenë deri më sot në fuqi.
Një ndryshim që ndihmon jo pak skuadrat, për të pasur organikën e plotë në ndeshjet vendimtare. Këto “fitojnë” më shumë lojtarët “agresivë” që shpeshherë ndëshkohen me kartonë të verdhë.
