As derbi i fundit i kryeqytetit nuk kaloi pa polemika dhe incidente, ndërsa në fund të takimit ishte trajneri Sulejman Starova që ofendoi tifozët e Tiranës me gjest anti-sportiv.
Trajneri i Partizanit iu tregoi krahun fansave bardheblu pas vërshëllimës finale të gjyqtarit Meta, duke shpërthyer në mënyrë të pahijshme. Nuk dihen arsyet e vërteta të këtij veprimi nga ana e Starovës, i cili prej vitesh është një personazh i rëndësishëm i futbollit shqiptar dhe madje ish-trajner i Tiranës, me të cilën ka fituar titullin kampion.
Ndoshta ofendimet e tifozëve gjatë ndeshjes kanë acaruar trajnerin e Partizanit që shpërtheu në atë mënyrë pas derbit të fituar 2-1. Gjithsesi, duke ditur rolin, statusin dhe faktin që është person publik, veprimi i Starovës i kapur nga telekamerat prezente në stadiumin "Selman Stërmasi" do të kalojë në filtrin e Komisionit të Disiplinës.
Por, cilët janë disa nga rastet që kanë bërë bujë në futbollin shqiptar dhe atë të huaj kur trajnerët kanë "shfryrë nervat" duke ofenduar tifozët?
*Pak ditë më parë ishte Karlo Ançeloti i Bajernit të Mynihut, i cili iu tregoi gishtin e mesit tifozëve të Hertës së Berlinit. Nga tribuna qendrore e stadiumit të Hertës, trajneri i bavarezëve u pështy nga një tifoz, ndërsa italiani i tregoi gishtin e mesit. Ançeloti nuk u dënua nga Federata Gjermane e Futbollit, ndërsa u vetë-gjobit me 5 mijë euro, të cilën deklaroi se do ta adresojë për bamirësi në fondacionin e Federatës Gjermane të Futbolli.
*Po në derbi, por në atë të Italisë mes Milanit dhe Interit në shkurt të 2016-ës, trajneri Roberto Mançini iu tregoi gishtin e mesit tifozëve kuqezi.
Pas humbjes 3-0 ndaj Milanit, trajneri i Interit nuk nguroi "të përshëndeste" tifozët kundërshtarë me një veprim që i kushtoi 1 ndeshje pezullim dhe 5 mijë euro gjobë.
*Një tjetër precedent ku trajnerët provokojnë tifozët kundërshtarë është edhe ai i Nevil Dedes, në 2013-ën kur drejtonte Tiranën. Në sfidën e luajtur në Kavajë kundër Besës, ish-tekniku i bardhebluve iu afrua tifozëve verdhezinj duke iu ngritur grushtin lart. Një gjest që i kushtoi 2 ndeshje pezullim trajneri të Tiranës në atë kohë, ndërsa Dede pas sfidës deklaroi se ndaj tij ishte ushtruar dhunë fizike dhe verbale në dhomat e zhveshjes nga ana e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit, ndaj të cilit nuk u mor asnjë masë pezullimi. Andi TANKU/ NEWSPORT.AL
Starova ofendon tifozet e Tiranes pas derbit te luajtur te henen, date 20 shkurt 2017
https://www.youtube.com/watch?v=tOHTDK6Qtic
Nevil Dede provokon tifozet e Beses, ne kohen kur drejtonte Tiranen
[caption id="attachment_85328" align="alignnone" width="1024"] Roberto Mancini, ish-trajneri i Interit iu tregon gishtin e mesit tifozeve te Milanit[/caption]
[caption id="attachment_85327" align="alignnone" width="471"] Karlo Anceloti ofendon tifozet e Herta Berlin[/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=YhQOM7ZrABQ