
Zëvendës trajneri i Tiranës, Olsi Uku doli sot para medieve për të folur për sfidën e radhës, atë me Kastriotin që do luhet nesër në 13:30 në "Selman Stërmasi". Presioni I skuadrës, dëmtimet dhe çështja Muçi, këto kanë qenë temat e cekura nga Uku.
"Skuadra nuk është në presion, ne jemi paraqitur mirë dhe kemi zhvilluar ndeshje të mira. Unë mendoj se skuadra është në nivelin e duhur, rezultatet do të vijnë, nuk është se jemi në presion. Nga ndeshja e nesërme do të jetë kthesa jonë e rezultateve pozitive, e fitoreve.
Kastrioti? Nuk besoj se do të bëjmë diçka ndryshe, ne gjithmonë e përgatisim ndeshjen për ta fituar. Do të respektojmë kundërshtarin, shpresoj të bëjmë diçka më shumë për të fituar ndeshjen. Muçi kishte vetëm një shqetësim të vogël dje, nuk ka probleme dhe do të jetë në lojë nesër.
Paraqitjet e mira duhet të shoqërohen me tre pikësha, por besoj se jemi akoma në garë për çdo gjë. Nuk është se e kemi në plan rikthimin e katër fantastikëve, për ne janë të gjithë lojtarët fantastikë, nga i pari te i fundit. Nuk kemi plan të veçantë.
Kastrioti meriton respekt, ka gërshetuar elementin e ri me eksperiencën. Luajnë bashkë prej kohësh, janë agresivë dhe një skuadër që të imponon respekt. Jo rastësisht janë aty ku janë me rezultatet pozitive që kanë marrë.
Egbo? Nuk kam koment, është mendimi i ish-trajnerit Egbo. Seferi? Ai është stërvitur prej ditës së hënë dhe besoj se është gati. Do të vendosë stafi nëse do të luajë apo jo. Sa i përket merkatos, nuk besoj se është kompetenca ime të flas. Ne bëjmë punën me ata lojtarë që kem", tha Olsi Uku.