Tirana do të përballet me Erzenin ditën e dielë në Elbasan arena në orën 18:00 për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Dy ekipet kërkojnë fitoren teksa janë në një garë të ngushtë për objektivat personal. Si bardheblutë edhe shijakasit janë në kuotë të barabartë me rivalët respektiv, Partizani e Vllaznia.
Në Elbasan, ndeshja do të luhet pa tifozë, të paktën me sa mësohet deri tani. Tirana është e dënuar me 4 ndeshje pa tifozë por kanë mundësinë e pagesës me gjobë ama deri tani nuk është zgjedhur për t’u paguar. Edhe Erzeni u dënua me 50 mijë lekë gjobë nga disiplina dhe tifozët shijakas tashmë mbeten në dorë të drejtuesve bardheblu pasi interesi për të shkuar në stadium është shumë i lartë.
Poll