Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Në një kampionat serioz, kjo javë nuk do luhej tani”, Olsi Rama: Abilaliaj ishte trajner i Partizanit që kur erdhi në fillim

Shkruar nga NEWSPORT
“Në një kampionat serioz, kjo javë nuk do luhej

Egnatia dhe Partizani u ndalën në barazim 1-1, rezultat që u vendos përpara se të ndërpritej ndeshja për tragjedinë e Duamenas. Të kuqtë vijojnë kështu ecurinë pa humbje duke mbajtur sërish vendin e dytë me pikë të barabarta me rrogozhinasit kryesuses. Pas ndeshjes drejtori i Partizanit, Olsi Rama dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Dua të kujtoj me respekt Duamenan për atë që i dha futbollit shqiptar. Ishte një ndeshje që nuk duhet të luhej këtu. Në asnjë kampioant ku futbolli respektohet, ndeshjet që anullohen nuk luhen menjëherë, por duhet luajtur java tjetër sipas protokollit. Duhet të luanim ndeshjen e javës s 14-të pastaj këtë ndeshje.

Kishim limitime në ndërrime pasi kishim dëmtime. Luanim me emergjencë dhe përfunduam me 9 lojtar. Barazimi është i drejtë. Bytyçi e ka gjurin e mpirë akoma dhe nuk e dimë ende. Preka ka shkuar me emergjencë në spital përtë bërë një grafi në shpatull.

Që në momentin që Demi i dha detyrën, Abilaliaj ka qenë trajneri i Partizanit, për mua ashtu ka qenë. I kam uruar suksese dhe shpresoj në ecuri pozitive.

Ky është futbolli, dy pritjet e Qirkos ishin në pozitë offside të Egnatias. Edhe në pjesën e dytë bëri pritje të bukura, për atë punë është marë dhe me vjen mirë që po tregon vlerat e veta.

Duhet të kishit parë emocionin te lojtarët, te Egnatia kishte lot. Do ta kujtojmë përgjithmonë. Nga ana etike duhet të luanim përpara një ndeshje tjetër. Nuk kam parë një kampioant serioz ku për çdo lloj arsye anulohet java e më pas vazhdon po e njëjta javë.

Nuk mund të them që jemi dy skuadrat me diferencë nga të tjerat. Egnatia po bën rritje të programuar. Shpresoj të kujdesen mirë për këtë fushën. Por, është edhe Tirana gjithmonë në luftë, Skënderbeu e Laçi. Klasifikimi reflekton këto javë të kampionatit. Shpresoj që Dinamo të rigjejë ecuri të mirë që të mos notojë në ato ujëra. Quhet Nëndetësja dhe shpresoj të përparojë në renditje pasi i duhet kampionatit shqiptar.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga