Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Ne jemi një kombëtare e vogël", Ilir Daja: Përderisa ka trajner, unë nuk jam i hapur për të drejtuar...

Shkruar nga NEWSPORT
"Ne jemi një kombëtare e vogël", Ilir Daja:

Ilir Daja është padyshim trajneri më i mirë shqiptar aktualisht, por mund të themi edhe në Gadishullin Ballkanik. Duke parë paraqitjet fantastike që Daja po bën me ekipin e Ballkanit në Europë, tekniku nga Tirana ka treguar dhe njëherë vlerat e tij të veçanta që zotëron.

Së fundmi trajneri i kampionëve të Kosovës ka dhënë një intervistë në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

DAJA SI TRAJNER I KOSOVËS – Unë jam trajneri i Ballkanit. Me këto paraqitje që po bëjmë në Europë ne jemi një kombëtare e vogël. I uroj suksese trajnerit të Kosovës në ndeshjet në vazhdim. Secili trajneri i duhet kohë për të treguar vlerat e tij. Përderisa sa Kosova ka trajner, unë normalisht që nuk jam i hapur.

GRUPET E CONFERENCE LEAGUE – Të tre ekipet janë më të forta se ne. Ne kishim shumë kundërshtarë të fortë edhe sezonin e kalur, por ne e kemi treguar më të mirën e futbollit të Kosovës. Asnjë kundërshtar nuk na ka dominuar totalisht. Të njejtën gjë do të bëjmë edhe në këtë grup.

MUNGESAT NË ORGANIKË – Një humbje e madhe është Emërllahu dhe largimi i Korenicës. Por ne kemi qenë të përgatitur. Kemi bërë përforcime, por duhet kohë që futbollistët që kanë ardhur të përshtaten.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga