Alban Dragusha është trajneri i ri i Prishtinës. Pas dorëheqjes së paparitur të Afrim Tovërlanit, klubi kryeqytetas i Superligës së Kosovës, i ka besuar teknikut 44-vjeçar.
Dragusha ka qenë më par trajner i KEK-u Kastriot, eksa ka drejtuar edhe Vushtrrinë e Ramiz Sadikun. Nga vitit 2019 deri në vitin 2022, ai ka qenë zv.trajner te Drita.
Ndërkohë që si futbollist, 44-vjeçari ka karrierë edhe në Shqipëri. Ai ka luajtur për ekipe si Besa e Kavajës dhe Skënderbeu.
Ky është një moment delikat i sezonit në Superligën e Kosovës. Prishtina po lufton për zonën evropiane, duke mbajtur vendin e 4-t me 38 pikë, 1 më pak se Gjilani i vendit të 3-të.
NJOFTIMI:
Alban Dragusha është emëruar trajneri i ri i skuadrës sonë. Trajneri 44-vjeçar vjen pas një periudhe të suksesshme te skuadra e Ramiz Sadikut, të cilën e ka drejtuar që nga korriku i vitit 2023. Nën udhëheqjen e tij, kjo skuadër u shndërrua në një nga befasitë më të këndshme të ligës së parë në këtë sezon. Gjatë karrierës së tij si trajner, Dragusha ka drejtuar edhe ekipin e Vushtrrisë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te Drita. Ai ka ndërtuar një karrierë të pasur edhe si futbollist, duke luajtur në disa vende si Ukraina, Azerbajxhani, Suedia, Shqipëria dhe Kosova. Klubi i uron trajnerit Dragusha mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e skuadrës bardhekaltër.



