Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LIGUE 1

PSG e kërkon me çdo kusht, yllit të Interit i duhet të vendosë

Shkruar nga NEWSPORT
PSG e kërkon me çdo kusht, yllit të Interit i duhet të
Foto ilustruese: Ange-Yoan Bonny & Lautaro Martinez / Logo e PSG-së

Ange-Yoan Bonny është kthyer në një objektiv të Paris Saint-Germain. Sulmuesi me origjinë nga Bregu i Fildistë, por i natyralizuar si francez, mund të ndryshojë ekip në verë.

Pikërisht PSG ka shfaqur interesim serioz për shërbimet e 22-vjeçarit. Ky i fundit po zhvillon një sezon mjaft pozitiv me Inter edhe pse është i pari për të si zikaltër.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2030, prandaj, Inter nuk do të pranonte më pak se 45-50 milionë euro për ta lënë të lirë. Pritet të shihet si do të veprojnë parisienët.

Përsa i përket statistikave të Bonny, ky i fundit ka bërë mjaft mirë edhe pse si zëvendësues me një total prej 1235 minutash. Ai ka shënuar 7 gola, teksa numëron edhe 7 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu