Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Elbasani dhe Egnatia, do të përballen sonte në kuadër të javës së 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 19:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kështu, kryesor i kësaj sfide do të jetë Andi Koçi, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Daniel Vrapi. Ndërsa nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Koçi, do të vijnë Juxhin Xhaja dhe asistenti i tij, Erjon Bastari.
Arbitër kryesor: Andi Koçi
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Rejdi Avdo
Arbitër i 4: Daniel Vrapi
VAR: Juxhin Xhaja
aVAR: Erjon Bastari
Poll
