Kategoria e Parë do të rikthehet në fushën e lojës në fundjavë për t’u zhvilluar kështu ndeshjet e javës së 11-të të saj. Kjo javë do të luhet në 3 ditë, me përballje interesante që janë programuar që të luhen.
Gjithçka do të startojë me përballjen e ditës së shtunë mes Dinamos dhe Lushjes. Një takim ku blutë që udhëheqin me 22 pikë, do të synojnë të rifillojnë kampionatin me 3 pikë, ndërkohë Devodan në stolin e lushnjarëve kërkon ta nisë me këmbën e mbarë aventurën e tij.
Ditën e dielë janë parashikuar të luhen 5 takime të tjera, ku Skënderbeu do të pesë Turbinën, Korabi udhëton në transfertë për tu përballur me Burrelin, Tërbuni do të presë Luzin, Besa do të luajë kundër Orikut në transfertë, ndërsa në Lezhë do të luhet një sfidë interesante mes Besëlidhjes dhe Apolonisë. Java e 11-të do të mbyllet të hënën me takimin Tomori-Flamurtari.
E Shtunë:
Dinamo-Lushnja ora 12:30
E Diel 13:00:
Besëlidhja-Apolonia
Burreli-Korabi
Oriku-Besa
Skënderbeu-Turbina
Tërbuni-Luzi
E hënë:
Tomori-Flamurtari ora 12:30