Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në fokus të rinjtë, VLLAZNIA marrëveshje 5-vjeçare me klubin e njohur turk

Shkruar nga NEWSPORT
Në fokus të rinjtë, VLLAZNIA marrëveshje 5-vjeçare me

Vllaznia ka njoftuar ditën e sotme se ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje 5-vjeçare em skuadrën e njhur turke. Në 5 vitet e ardhme shkodranët do të bashkëpunojnë me klubin shumësportësh Antalyaspor A.S.

Fokusi i kësaj marrëveshje janë lojtarët e rinj të akademisë si dhe shkëmbimi i tyre mes dy klubeve me qëllim promovimin e tyre në Europë.

“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi për pesë vitet e ardhshme me Klubin shumsportesh turk Antalyaspor A.S.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është strukturimi dhe organizimi i Akademisë se Futbollit Vllaznia, duke përcaktuar filozofinë dhe modelin e lojës, organizimin e kurseve të trajnimit për trajnerët e akademisë, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe të fazës përgatitore në mjediset e Antalyaspor A.S, organizimin e turneve dhe ndeshjeve ndërmjet ekipeve të akademisë dhe ekipit të parë.

Një komponent shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i kësaj marrëveshje do të jetë asistenca në përzgjedhjen e lojtarëve për ekipin e parë me fokus kryesor talentet e reja brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar grupe të përbashkëta skautimi për formimin e përbashkët të lojtarëve të KF Vllaznia dhe Antalyaspor AS nëpërmjet huazimeve të ndërsjella, duke synuar transferimin e lojtarëve në liga të tjera me të forta me përfitim të përbashkët për klubet dhe lojtarët që janë pjesë e KF Vllaznia dhe Antalyasport AS”, ka shkruar klubi shkodran.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga