Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshja me Bylisin, Vllaznia njofton për biletat

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja me Bylisin, Vllaznia njofton për biletat

Vllaznia do të luajë të premten kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Klubi shkodran ka bërë me dije që biletat kanë dalë në shitje prej të hënës.

Pritet një numër i konsiderueshëm trifozësh në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Në njoftimin e bërë përmes kanaleve të komunikimit, klubi shkodran bënte me dije:

“NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e hënë, 17 Tetor 2022, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – BYLIS, e vlefshme për javën e 9-të të "Abissnet Superiore".

Ndeshja do të luhet, ditën e premte, dt. 21 tetor 2022, ora 17.45 në stadiumin "Loro Boriçi", në Shkodër.

Ditët dhe oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

- Biletaria e Stadiumit, për këtë takim, janë:

Nga dita e hënë, dt. 17 tetor 2022, deri ditën e premte, dt. 21 tetor 2022,

  • Ora 10.00 – 18.00

- Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati "Exalco"

o Çdo ditë, Ora 10.00 – 20.00

Gjithashtu, për tifozët që duan të blejnë bileta në tribunat VIP, A dhe B, ditën e ndeshjes, do funksionojë edhe një pikë shitje shtesë, para hyrjes kryesore të stadiumit.

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:

  1. Në Shkodër:

- Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

  1. Në Koplik:

- Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.

  1. ONLINE

- Duke filluar nga dita e Hënë, dt, 17 Tetor 2022, në linkun:

https://tickets.paysera.com/sq-AL

Faleminderit!

Forca Vllaznia!”

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga