Erzeni do të presë në “Egnatia Arena” skuadrën e Partizanit për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 27-të të Superiores. Kjo përballje do të luhet në orën 14:00 dhe është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat.
Shijakasit ndodhen në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit, teksa kërkojnë pikët për mbijetesën. Nuk do të jetë aspak e lehtë për “djemtë” e Alfred Deliallisit, pasi përballë do të kenë kampionët aktualë, por gjithsesi shijakasit i kanë mposhtur në sfidën e fazës së dytë dhe ditën e sotme do të tentojnë një tjetër suprizë.
3 mungesë të sigurta do të kenë shijakasit ndaj demave, duke bërë që Deliallisi të “arnojë” mbrojtjen. Nehar Sadiki dhe Ardit Peposhi do të mungojnë për shkak dëmtimi, me mbrojtësit që ende nuk janë rikuperuar. Ndërkohë sikur të mos mjaftojë vetëm kaq, pasi do të mungojë edhe Ante Osmanllari. Ky i fundit është i pezulluar pasi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.