Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FITNESS

Muskuj të jashtëzakonshëm, njihuni me familjen e madhe Beqa që po "çon peshë" gjithë Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT

[caption id="attachment_20317" align="alignleft" width="267"]13819864_10208810404190983_787538980_n Elvini me bashkshorten e tij[/caption]

Elvin Beqa është bodybulider-i nga Kosova që ka dal kampion mbarëkombëtar në vitin 2008. Por përpos kësaj Elvini është i apasionuar pas këtij sporti. Ai është ndër trajnerët më të mirë personal në Kosovë dhe presidenti i WBFP-World.

[caption id="attachment_20313" align="alignright" width="300"]13650497_10208810403990978_666868243_n Ilir Beqa[/caption]

E nisi këtë sport me vullnetin e tij dhe tashmë ka arritur majat. Kushdo që merret me palestër, në Kosovë dhe Shqipëri e njeh. Beqa ka një palestër të tijën, dhe çdo ditë mundohet të tejçojë dijet e tij te klientët. Mbi të gjitha është një njeri me zemër të madhe. Ai nuk ka sekrete përsa i përket profesionit, pasi dëshira e tij është që të gjithë të arrijnë më të mirën, si vetë Elvini. Punon çdo ditë me përkushtim të madh duke stërvitur dhe bodybuilder, ku mund të përmendim dhe ndihmën që ka dhënë për të stërvitur motrën e tij duke e bërë një kampione absolute, Gentiana Beqa së bashku me Dorina Memën, Kampione Bote në WABBA, në kategorine "diva fitness". Gjithashtu pasioni për palestrën ka bërë që ai të jetë një shtytje dhe për nusen e tij Albina Lota Beqa, e cila nën vëzhgimin e Elvinit stërvitet çdo ditë.

Elvini ka një skuadër të madhe të tijën, me emrin "Allo Team". Në përbërje të kësaj skuadre janë shumë bodybuilder kampionë, të cilët stërviten nën përkujdesjen e tij, si Egzon Hyseni-kampion Europe, kampion mbarëkombëtar shqiptar dhe kampion i Kosovës. Mund të përmendim ndër ta edhe Benon Morinën, i cili edhe pse 57-vjeç, vazhdon të ndjekë me përpikmëri këshillat e Elvinit dhe mosha për të është thjesht një numër. Ndërsa më i riu në skuadrën e madhe është Barlet Muhaxhiri, një 21-vjeçar me premisa për t'u bërë kampion i madh, i cili është edhe miku i vëllait të tij, Ilirit.

Kampioni kosovar jeton me dëshirë dhe kërkon të shohë vetëm mirë, ndaj ai ka një ftesë për të gjithë shqiptarët: “Merruni me palestër, pasi një trup i shëndoshë ka një mendje të shëndoshë”.

[caption id="attachment_20318" align="alignleft" width="182"]13820515_10208810433791723_2072600215_n Albina Lota Beqa[/caption]

[caption id="attachment_20316" align="alignright" width="168"]13664711_10208810455512266_1442117825_n Bashkshorti i Gentianës, Asdren Ahmeti[/caption]

Mundësia për ta parë sërish në skenë, është e vogël. Megjithatë vetë ai ka deklaruar që sa herë e çon në mendje i ndizet një dëshirë brenda vetes. Ndoshta me kalimin e   kohës do të ketë të reja dhe nga Elvini.

Por ky sport nuk është vetëm për Elvinin. Familja e tij merret me sport. Indicia sigurisht ka qenë Elvini, i cili i ka trajnuar për të arritur këtu ku janë sot.

Vëllai i tij Ilir Beqa, ka disa vite që merret me fitness dhe ka arritur të dalë në vendin e katërt të WBFP.

Pasioni për këtë sport është injektuar edhe te bashkëshortja e Ilirit,Ilda Muhaxhiri, e cila vijon rregullisht stërvitjen.

E gjithë familja është e përkushtuar pas palestrës. Vetë Elvini ka treguar për newsport.al që edhe bashkëshortja e tij, ashtu si motra Gentiana është e apasionuar pas stërvitjes. Nën mbikqyrjen e trajnerit ata stërviten çdo ditë. Tradita familjare e sportit ka bërë që dhe miqtë e tyre të merren pikërisht me këtë sport.

[caption id="attachment_20399" align="alignleft" width="496"]benon Benon Morina, 57 vjeç dhe Barlet Muhaxhiri 21-vjeç[/caption]

Bashkëshorti i Gentiana Beqajt, Asdren Ahmeti ka shumë kohë që e ushtron palestrën. Edhe pse të dy janë prindër të tre fëmijëve, kjo nuk e ka penguar aspak çiftin që të vijojnë me pasionin e tyre duke u ushtruar të dy rregullisht në palestër.

Kjo është familja e madhe Beqa, që jeton në Kosovë dhe pasionin e tyre është palestra.

[gallery columns="1" size="full" ids="20314,20345,20373,20374,20387"]

 

Tags:

FITNESS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga