Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FITNESS

Muskuj të bukur, njihuni me instruktoren e famshme që po çmend Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT

[caption id="attachment_19988" align="alignleft" width="233"]13055597_10154104262943904_103316984897813403_n Gentiana trajnon Nora Istrefin[/caption]

Bëhet fjalë për Gentiana Beqa, e cila është një nënë e tre vajzave. Megjithatë dashuria për sportin, ka bërë që ajo të mos heqë kurrë dorë nga angazhimet sportive. Tashmë Gentiana është instruktore palestre. Më përpara ka qenë ish-valltare dhe aktore.

Vitin e fundit Gentiana doli kampione Europe në Fitness. 33-vjeçarja me origjinë gjakovare jeton në Prishtinë.

Duhet të vinte muaji maj, që Gentiana të bënte një hap të madh në karrierën e saj, pasi arriti të shpallej kampione Europe në Fitness. Një sport ku vlerësohen simetria dhe bukuria e muskujve të trupit. Beqa doli kampione në një prej disiplinave ku garoi “Physique Fitness”. Konkurrenca ishte e fortë, megjithatë gjakovarja arriti t’ia dilte mbanë duke dalë e para në europianin e federatës ËBPF, një prej federative të fitnessit të bodybuilding-ut.

“Në gara kam vendosur të marr pjesë vetëm para gjashtë muajve. Gara në Hungari ishte e para për mua dhe suksesi im i parë”, ka thënë Beqa.

Tashmë synimet e saj janë rritur pas triumfit në Budapest. 33-vjeçarja do të synojë në kompeticione të tjera për t’u shpallur kampion. Për newsport.al Beqa ka thënë që për momentin po stërvit edhe vipa të njour kosovarë dhe është e përqëndruar në trajnimin e tyre. Më vonë do të merret edhe me stërvitjen e saj sepse ka synime për të ardhmen. Ndërkohë Gentiana është edhe pedagoge në fakultet dhe po ndjek dokotaraturën.

[gallery columns="1" size="full" ids="19987,19985,19984"]

Tags:

FITNESS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga