Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mungesa e madhe në derbi, Shehi shuan dilemat e formacionit. Tirana kërkon të mbyllë “llogaritë” me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e madhe në derbi, Shehi shuan dilemat e formacionit. Tirana

Tirana do të përballet sot me Partizanin në orën 19:00 në Air Albania si mike për javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Bardheblutë mbyllën ditën e djeshme përgatitjet për derbin e shumëpritur që do të dhurojë plot emocione dhe mund të ketë një mbyllje të llogarive me të kuqtë në rast fitoreje pasi do të shkonin plot 6 pikë përpara.

Nën drejtimin e trajnerit Shehi ekipi zhvilloi seancën e fundit stërvitore me grupin e plotë por në derbi, mungesa e madhe është Kristal Abazaj i cili nuk ja del të rikuperohet në kohë. Tekniku kampion pritet të rreshtojë një mbrojtje me tre me Lulaj, Najdovski dhe Behiratche si digë para Bekajt.

Në mesfushë, Haxhiu dhe Përgjoni do të jenë krahët e treshes Deliu, Aleksi, Lushkja ndërsa sulmi i besohet dyshes Hasani dhe Patrick.

Formacioni i mundshëm:

Tirana (3-5-2): Bekaj; Behiratche, Najdovski, Lulaj; Haxhiu, Deliu, Aleksi, Lushkja, Përgjoni; Hasani, Patrick.

Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga