Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mposhti Teutën në derbi, Alfred Deliallisi: Nuk kemi bërë asgjë, duhet të ulim kokën dhe të punojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Mposhti Teutën në derbi, Alfred Deliallisi: Nuk kemi bërë

Erzeni fitoi derbin përballë Teutës me rezultatin 1-0. Me këtë fitore, të besuarit e Deliallisit ngjiten në vendin e 6-të me 11 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 8-të me 8 pikë.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi.

“Normalisht kur fitorja vjen pas dy humbjeve...Ka qenë një javë e gjatë për t’i ndarë stërvitjet në kohën e duhur. Kontigjentin e kemi të cunguar. Por jam munduar më shumë nga ana psikologjikë të ngre moralin e ekipit pasi kualiteti është. Duhet të rrisim përqendrimin dhe përgjegjësine individuale”, u shpreh Deliallisi.

-Këto fitore e sollën ndryshimet taktike? Kacbufi? 

“Kacbufi ka cilësi të jashtëzakonshme në mënyrën sesi e ndërton lojën nga poshtë. U mundova të luaj me topa të mesëm, duke e patur Teutën me 3-5-2, duhet të luaja me Zekën dhe Kahrimanovicin. Por e gjithë skuadra ishte në nivelin e duhur. Nuk kemi bërë asgjë, duhet të ulim kokën dhe të punojmë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga