Një vend vakand tashmë është te Portugalia. Me largimin e Fernando Santos nga portugezët ka lënë stolin e Portugalisë pa timonier. Në Portugali tashmë kanë nisur punën për gjentjen e një zëvendësuesi dhe sipas “A Bola” shigjeta është drejtuar drejt Jose Mourinhos.
Pikërisht ky i fundit është rikthyer ditën e djeshme në vendlindje, duke ndezur kështu edhe tashethemet dhe kuriozitetet te tifozët. Pas mbërritjes së tij në Portugali, Mourinho u tërhoq në heshtje, pa komentuar asgjë për gazetarët e shumtë që e prisnin dhe nuk kishte ndërmend të fliste në ditët në vijim. Tema është delikate, çdo fjalë mund të shkaktojë konkluzione ose supozime që palët aktualisht duan t'i shmangin.
Kujtojmë se “Special One” ka kontratë aktuale me Romën deri në vitin 2024, porn ë rast të një oferte për të marrë frenat e Portugalisë nuk do të refuzohej. Megjithatë, fjala e fundit do t'i takonte Friedkins. Por ndërkohë, shkruan sot “CorSport”, mbrëmjen e djeshme do të kishte pasur një takim mes Jorge Mendes, bashkëpunëtorit të tij Cardoso dhe presidentit federal Fernando Gomes pikërisht për të folur për Mourinhon. Situata po evoluon dhe, duke u kthyer në A Bola, gjuetia po vazhdon.