Franca do të nisë misionin për mbrotjen e titullit kampion botë në orën 20:00 ndaj Australisë. Gjelat vijnë me mungesa shumë të rënda në këtë Botëror ku mjafton të përmendet vetëm emri i Karim Benzema si fitues i Topit të Artë.
L'Equipe ka zbuluar se trajneri Didier Deschamps ka zgjedhur 11-shen e parë për këtë rrugëtim dhe vendi i Benzema do të mbahet nga sulmuesi veteran Olivier Giroud që do të mbështet nga treshja Dembele – Griezmann – Mbappe.
Mungesa e eksperiencës në mesfushë dhe mbrojtje ngre dyshimet për ecurinë e francezëve në këtë Botëror me Tchouameni, Konate dhe Upamecano që e kanë për herë të parë ndërsa Rabiot nuk është shumë i besueshëm.
Formacioni i Francës (4-2-3-1): Lloris – Pavard, Konate, Upamecano, L. Hernandez – Tchouameni, Rabiot – Dembele, Griezmann, Mbappe – Giroud
Trajner: Didier Deschamps