Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mirel Josa i zhgënjyer nga humbja: Nuk më pëlqeu aspak mënyra se si ne sulmuam, goli i Patrick ishte shumë i bukur

Shkruar nga NEWSPORT
Mirel Josa i zhgënjyer nga humbja: Nuk më pëlqeu aspak

Superkupa e Shqipërisë i takon Tiranës. Fitorja ndaj Vllaznisë me shifrat 3-2 në minutat e fundit të kohës shtesë, ka vulosur fatet e takimit. Bardheblutë janë kampionë për herë të 12-të. Një fitore tepër e rëndësishme për Tiranën që rrit moralin para startit të kampionatit.

Vllaznia për të dytin vit rradhazi nuk arrinë të bëj të tijën trofeun e Superkupës. Fundi dramatik në mbrëmjen e sotme do të jetë një pikë kthese për të besuarit e Josës, që përsëri kthehen duarbosh në Shkodër.

Në fundin e takimit ka qenë trajneri Mirel Josa ka folur për mikrofonin e Oversport, duke analizuar ndeshjen.

Deklarata:

Nuk kam si ti kritikoj djemtë për këtë ndeshje, por u mposhtëm nga një gol në shtesë. Donim të fitonim, por kjo disfatë do të na shërbejë për ndeshjen e radhës në kampionat. Na munguan 2 qendërmbrojtësit, por zhvilluam një ndeshje të mirë. Luajtëm për të fituar, por u ndëshkuam në fund.

Egnatia është kundërshtar i radhës në kampionat dhe është shumë ekip i fortë. Do anilzojmë ndeshjet dhe do përqendrohemi te ndeshja e radhës

Ne erdhëm për të fituar dhe për të luajtur futboll ndaj Tiranës. Ekipi luftoi shumë si në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë. Kam keqardhje për golin e parë dhe golin e dytë. Patrick bëri një gol të bukur, por lartësi e topit duhet të ishte mbuluar më mirë nga ne. Ishte një gol shumë i bukur. Unë i kisha komunikuar lojtarëve për t’u ngrit mes linjave, pasi e dinim që Tirana do të na sulmonte.

Latifi? Në rast se do të ishim të bindur për formën e tij do ta kishim futur që në pjesën e parë. Kemi zhvilluar një fazë të plotë me lojtarë të tjerë, do vijojmë në këtë formë, dhe pres që Latifi të vij në formën e tij më të mirë. Duhet të presim të shohim se si do të jemi nesër, pas kësaj ndeshje.

Nuk është problemi se ne na munguan dy qëndrat e mbrojtjes. Si Gurishta dhe Shehi u paraqitën në formën më të mirë dhe unë jam i kënaqur me to. Jam i mërzitur për golin e parë pavarësisht që ishte një gol i bukur, por ne duhet ta evitonim pasi kishim mundësi ta mbulonim.

Nuk është aspak problemi te mbrojtësit po e them përsëri, ne e freskuam ekipin dhe futëm lojtarët që ishin më në formë, goli erdhi por duhet dhe fat.

Unë jam me atë, që më mirë të bëhen dy sulme të sakta se sa të nxitohet. Ne u nxituam pasi vendosëm dy qendra në sulm për ta vënë në presion Tiranën, por ne vijuam me krosa. Kjo nuk duhet të ndodhte dhe duhet të shkonim më gradualisht dhe me shumë topa të ndryshuar nga krahu në krah. Rasti i goli ishte 18 metra gol totalisht i evitueshëm, nuk më pëlqen të markoj 1 kundër 1, por me zonë. Një flurudhë topi nga 50 metra nga kornia dhe të vij topi aty, është e habitshme. Unë e përgëzoj djalin për golin pasi ishte një gol shum i bukur e thash, por këto gjëra duhet të evitohen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga