
Kastrioti arriti të merrte 1 pikë shumë të rëndësishme ndaj Erzenit në Kamëz. Një pikë e vuajtur por nga mënyra se si erdhi vlen shumë.
Pas barazimit 2-2 trajneri Ardian Mema ka folur për “Oversport” ku ka theksuar se:
Barazimi? "Mendoj se i kishim përgatitur mirë lojtarët të bënin manovrat e duhura. Më vjen keq për golat që pësojmë, mënyrën se si i marrim ato. Në pjesën e parë patëm raste ëpr të shënuar ne gol dhe fatkeqësisht i pësuam ato.
Sa vlen kjo pikë për Kastriotin? Ndeshja më pëlqeu me ju thënë të drejtën. Loja që bënë lojtarët ishte e mirë. Por futbolli është i tillë, pasi nëse nuk arrin të shënosh e pëson. Do doja më shumë rezultatin se sa lojën, por erdhi e tillë".
Poll