
Partizani do të luajë ndaj Vllaznisë ditën e enjte, takim që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” duke nisur që nga ora 18:00. Një duel mjaft interesant mes dy ekipeve që tashmë do të synojnë fitoren për të qëndruar mes ekipeve të para në renditje.
Te demat situata nuk është aspak e qetë. Një sërë dëmtimesh kanë “kapluar” kryeqytetasit dhe i fundit që iu bashkua kësaj liste ishte Pano Qirko. Përveç portierit edhe Sembene dhe Mensah vazhdojë të jenë të dëmtuar, ndërsa sërish Da Silva do të jetë jashtë.
Por Adnard Mehmeti mban pezull formacionin ndaj shkodranëve. Zoran Zekic pret që mesfushori të rikuperohet në kohë dhe të jetë gati ndaj kuqebluve. Ishi-i i Erzenit tashmë është në “luftë” me kohën që të jetë gati ndaj Vllaznisë. Lojtari është stërvitur me grupin e skuadrës, por gjendja e tij duhet parë deri ditën e ndeshjes. Gjithashtu Mba me shumë gjasa do të jetë ndaj shkodranëve dhe ky do të jetë një “armë” plus për Zekic.