Europa dhe mbarrë bota është paralizuar si shkak i Coronavirusit, me lojtarët dhe stafet teknike që nuk kanë pasur mundësi të zhvillojnë normalisht aktivitetin fizik.
Për këtë faktor ka folur edhe Luigi Febrari, përgatitësi atletik i Kombëtares kuqezi. I ndodhur në Brescia, 68 vjeçari ka një përvojë të gjatë në përgatitjen atletike, teksa prej vitesh bashkpunon me Edouardo Rejën, si te Lazio apo Napoli.
Në kushtet e vetëizolimit, Febrari sugjeron stërvitjet që dhen bërë në këto momente nga lojtarët për të mbajtur formën fizike. Stërvitje në shkallë, vrap në pista vrapimi apo ata që janë më me fat të shfrytëzojnë oborrin. Në intervistën për “La Repubblica”, pjesëtari i stafit të Kombëtares sonë i shpjegon të gjitha.
Ku ndodheni për momentin dhe si e shihni këtë periudhë?
Kjo është një situatë e padëgjuar ndonjëherë, nuk na lejuan që të udhëtonim drejt Shqipërisë. Jam në shtëpinë time në Brescia. Tani nuk di të them se kur do të kthehemi të luajmë. Ky është një fenomen i pabesueshmë. Ka ndryshuar përditshmëria dhe të gjithëve u është dashur që të ndryshojnë mënyrën e jetesës. Ishte e nevojshme që të ndalej edhe futbolli e të merreshin masat e duhura për të frenuar këtë virus.
Po stërviten të gjithë në shtëpi, a është e drejtë?
Sigurisht. Një futbollist është një atlet i nivelit të lartë. Duhet ta cilësojmë si një Formula 1 për të cilën duhet kujdesur deri në detajet e vogla. Duhet administruar kjo periudhë e mungesës së aktivitetit.
Si ndryshon puna e tyre?
Mungojnë stimujt të cilët arrijnë të nxjerrin më të mirën në faktorët e ekzekutimit të ushtrimeve. E kam fjalën për komponentët tekniko-taktik dhe fizik të cilët në futboll janë thelbësorë.
A i ngjan kjo ndalesë fazave përgatitore?
Jo. Në atë rrethanë ka një tabelë pune të programuar për ta ndjekur në vende më të përshtatshme dhe me mjetet e stërvitjes të duhura sipas planit të caktuar nga stafi teknik.
Çfarë duhet bërë?
Futbollisti po punon në një situatë të vështirë, ndoshta brenda një apartamenti. Është më me fat ai që mund të shfrytëzojë një oborr.
Çfarë lloj ushtrimesh bëhen në kushtet e shtëpisë?
Është e domosdoshme që të sigurojnë një pistë lëvizëse vrapimi, ku të mund të zhvillojnë llojet e vrapimeve që përgatitësi me siguri u ka caktuar si dhe punën me mjetet e forcës që mund të gjejnë. Mund të përdoret edhe fantazia, duke vrapuar lart e poshtë në shkallë për shembull.
Bashkëpunimi i lojtarëve është thelbësor…
Një lojtar i imi nuk duhet të më thotë kurrë se në këtë periudhë maksimumi ka marrë një kanoçe nga frigoriferi. Sjellja e duhur është ndryshe.
Cila?
Të ngjitet në shkallë me shpejtësi të ndryshme me qeset e ushqimeve të mbushura me shishe uji.
Duhet pasur kujdes edhe mënyra e ushqimit apo jo?
Sigurisht. Por të gjitha skuadrat e Serisë A e kanë menduar këtë, jam i sigurt.