Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbarojnë pushimet për Egnatian, Tetova zbret nesër skuadrën në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbarojnë pushimet për Egnatian, Tetova zbret nesër skuadrën

Egnatia zhvillo stërvitje deri më 29 dhjetor, me stafin që më pas vendosi që të bëjnë pushim për festat e fundvitit. Rrogozhinasit nuk do të humbin kohë dhe do të rikthehen në fushë.

Më saktësisht stafi i Egnatias ka parashikuar që skuadrën ta zbresë në fushë ditën e nesërme. Edlir Tetova do të nisë menjëherë nga puna për pjesën e dytë të sezonit.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit do të vazhdojnë punën e tyre për të përforcuar skuadrën me ato element që ka kërkuar timonieri i tyre. Kujtojmë se Egnatia e mbylli vitin 2023 si kampionë dimri, ndërsa udhëheq me 37 pikë pas 18 javësh kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga