
Christian Mba është dëmtuar sërish dhe duhet të qëndrojë rreth 1 muaj jashtë fushave të blerta. Shqetësues ky fakt për të kuqtë, pasi nigeriani e ka për të disatën herë.
Partizani kreu investim mbi 100 mijë euro në merkaton e dimrit të kaluar, ndërsa ky sezon po e kthen në zhgënjim. Por a është "faji" i tij apo Partizani? Duke marrë parasysh se dëmtime të shpeshta kanë pësuar dhe lojtarë tjerë, nuk mund të përjashtohet fusha si opsion.
"Demat" stërviten në stadiumin "Arena e Demave", ku fusha është me bar sintetik. Ky faktor shihet shpesh si dëmtim për lojtarët, ndërsa duhet përmendur dhe ngarkesa fizike. Klubi i Partizanit është vazhdimisht duke investuar që Kompleksi të jetë sa më i plotë. Infrastruktura e tij pritet që shpejt të pasurohet me bar natyral në stadiumin përkatës.