
Teuta do të presë ditën e nesërme Kukësin, në Niko Dovana në orën 17:00 për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Të dy ekipet e kanë objektiv fitimin e këtij trofeu teksa e shohin si një rrugë më të shkurtër drejt kupave të Europës.
Nën drejtimin e trajnerit Martini, skuadra ka mbyllur dje përgatitjet për sfidën ndërsa sipas ndeshjeve të fundit duket se ia kanë marrë dorën Kukësit ku në 5 ndeshje kanë 3 fitore dhe 2 barazime. Përsa i përket formacionit titullar, tekniku shkodran pritet t’i besojë sërish ekipit fitues që doli me pikë të plota ndaj Tiranës.
Formacioni i mundshëm:
Teuta (3-5-2): Qirko; Jazxhi, Kotobelli, Kouros; Marku, Kallaku, Beqja, E. Vila, Gjinollari; Gruda, L. Vila
Trajner: Edi Martini