Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Martesa” KUKËSI – LONGO s’ka përfunduar, palët “flirtojnë” ende me njëri-tjetrin

Shkruar nga NEWSPORT

Diego Longo ishte trajner i Kukësit gjatë gjithë sezonit të shkuar por duke mos arritur të kapte objektivat e vendosura nga klubi duke përfunduar sezonin në vendin e katërt dhe të mos kualifikohej dot në kupat e Europës.

Pas përfundimit të sezonit, ai dhe klubi verilindor do të ndanin rrugët me njëri-tjetrin dhe marrëdhënia e tyre do të thyhej plotësisht me deklarata nga vetë trajneri që thonte se lojtarët e rinj paguanin 2 mijë euro për formacionin ndërsa presidenti Gjici e quajti mashtrues dhe një trajner të paaftë.

Mirëpo, pavarësisht gjithë këtyre, klubi i Kukësit dhe vetë trajneri kanë ruajtur njëfarë “marrëdhënieje” sëbashku. Në llogaritë e tyre në Instagram, të dy vazhdojnë të ndjekin ende njëri-tjetrin, madje Longo nga vetëm 5 llogari që ndjek, njëra është e Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga