
Mark Iuliano është larguar zyrtarisht nga klubi i Partizanit. Trajneri italian ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin e kuq së bashku me zv. trajnerin Alexandro Dossena. Përmes një njoftimi për mediat, klubi 15-herë kampion i Shqipërisë bënte me dije:
"Klubi Partizani komunikon se ka ndërprerë me marrëveshje, bashkëpunimin me trajnerin Mark Iuliano dhe zv. trajnerin Alexandro Dossena. Sulejman Starova do të jetë trajneri i ri në vijim të këtij sezoni futbollistik, duke filluar nga e marta e 7 Nëntorit , ditë kur skuadra në orën 11:30 do të rinisë përgatitjet. Klubi falenderon trajnerët Mark Iuliano dhe Alexandro Dossena për punën e zhvilluar deri tani në skuadër, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë", shkruhej në njoftimin e klubit të Partizanit.
Kujtojmë që Iuliano u afrua në këtë merkato verore te Partizani, ndërsa pas 9 javësh ai u largua nga të kuqtë.