Berat Gjimshiti
Ndeshja me Poloninë e humbur në Varshavë me rezultatin 1-2, shkaktoi zhgënjim dhe mërzi te Kombëtarja shqiptare e cila i dha lamtumirën "ëndrrës amerikane" drejt Botërorit 2026.
Mirëpo, pas kësaj disfate, ka një arsye për të gëzuar në kampin kuqezi dhe bëhet fjalë pikërisht për kapitenin Berat Gjimshiti. Shtatlarti i mbrojtjes luajti ndeshjen e 70-të me Shqipërinë, një shifër jubile që tregon se sa i rëndësishëm ka qenë 33-vjeçari në formacionin e fiksuar nga trajneri Sylvinho.
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale dhe këtë moment të veçantë për lojtarin që aktivizohet në kampionatin italian te Atalanta, duke uruar Gjimshitin për këtë arritje personale.
Poll
