Pak përpara nisjes së ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë, një incident u shënjua në çastin kur të dyja skuadrat ishin në pritje për të dëgjuar himnin kombëtar.
E para ishte Kombëtarja shqiptare që po priste sinjalin audio për të nisur këndimin e himnit, por në stadium, sikurse nga ekrani pati vështirësi në dëgjimin e himneve, e kjo për shkak të një problemi lidhur me regjinë ndërkombëtare.
Madje, krahas këtij difekti, edhe tifozët e pranishëm zgjodhën të vërshëllenin për të dyja kampet, duke bërë që futbollistët ta këndonin me sa mundnin himnet respektive.
Për të sqaruar këtë dilemë, ishte komentatori polak Mateusz Borek i cili u shpreh se orkestra që i luante këto himne ishte e amplifikuar në cilësi të dobët.
