Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk është as Ronaldinho dhe as Cristiano Ronaldo, Klodian Duro tregon lojtarin më të mirë me të cilin është përballur

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk është as Ronaldinho dhe as Cristiano Ronaldo, Klodian Duro tregon
Klodian Duro

Klodian Duro ishte i ftuar në podkastin "X-Media" ku ka folur për kohët kur luante përballë emrave të mëdhenj të futbollit, në vitet e arta të Kombëtares shqiptare.

Ai tregon për përshtypjet që ka marrë për trajnerët që e kanë stërvitur, teksa ndan dhe një detaj të veçantë lidhur me atë që e konsideron dhe si "idhullin" e tij. Gjithashtu, ish-lojtari i Kombëtares ka treguar dhe se kush e ka impresionuar kur luante si futbollist.

“Një nga ata i cili nuk kishte frikë që unë nuk mund ta harroj ka qenë Otto Baric. Edhe nga vetë vendosja që na bëri ne si Shqipëri në atë kohë dhe ne kemi arritur rezultate shumë të mira. Domethënë me një vendosje 4-4-2, me dy sulmues, një trajner kroat nga shkolla kroate por që kishte stërvitur dhe në liga shumë të forta në Europë.

Ai edhe këtu nuk i bënte përshtypje. E pa kapacitetin tonë si futbollistë dhe na rrjeshtonte pa frikë me një 4-4-2-sh të lirshëm që shumë pak e lëviznin në Europë.

Unë kam pasur fatin që të kem shumë trajnerë. Nga të gjithë kam marrë diçka nga ata. Unë nuk mund të harrojë trajnerët e mi të parë se realisht nuk duhet të harrojmë ku e kemi filluar dhe trajnerët e mi të parë kanë qenë që në Elbasan dhe ka qenë për të mos harruar atë që më dha dorën në fillim që u aktivizova me Elbasanin që ka qenë Astrit Sejdini që unë dua ta përshëndes dhe t'i uroj atij shëndet. Sepse hapi i parë është shumë i rëndësishëm. Dhe pastaj janë ata trajnerët të cilët për të dalë tek ajo që kam patur fatin të stërvitem dhe nga trajner kampionë europe siç janë Mirçea Luçesku dhe Fatih Terim. 

Ai që më ka impresionuar më shumë dhe ka qenë që në fillim një nga ata që e adhuroja, domethënë idhulli im kur e kam nisur ka qenë Roberto Baggio dhe kam patur fatin që në një ndeshje miqësore kur kemi luajtur në atë kohë, kur Igli Tare që sot është drejtori i Milanit, luanim bashkë te Kombëtarja dhe arriti që në ato vitet tona të sillte Brescian, ku Igli luante dhe lozte dhe Baggio dhe ne kemi bërë një miqësore në Qemal Stafa dhe atëherë domethënë të luaja kundra tij në fushë ka qenë një nga gjërat më të bukura në futboll. Por lojtari që më ka impresionuar më pas në ndeshjet zyrtare dhe që jemi përballur ka qenë një ndeshje në Portugali. Pikërisht nga ndeshjet e para dhe të Cristiano Ronaldos në Kombëtaren e Portugalisë, por që ai që më bënte më shumë përshtypje ka qenë Luis Figo", tha Duro. 

Poll

Lexo gjithashtu