
Asistenti i Kategorisë Superiore, Astrit Mahmuti ka folur për mediet rreth incidentit të mbrëmshem, teksa atij i kanë shkatërruar lokalin disa tifozë para derbit (Elbasan). Ai shprehet se për ata që e bënë një gjë të tillë, duhet dënim maksimal. Gjithashtu, shtoi se ata që u rrahën ishin tifozë të Tiranës. I pyetur nëse ishte diçka e bërë me dashje, Mahmuti nuk e beson një gjë të tillë.
"Për dëmin erdhi policia. Organet kompetente. Kanë marrë procesverbal. Kishin ndaluar dy tifozë. Shumë pak se ata ishin 70-80 veta. Për dëmet që janë bërë në biznes nuk e di ku do e gjej zgjidhjen. Ne nuk duhet me ja marrë jetën njëri tjetrit. Ato djem që ishin dje këtu janë bijë nënash. Sporti bashkon.
Unë isha me nusen dhe fëmijët. Ka qenë një tronditje shumë e madhe,. Përllogaritet dëmi rreth 300 mijë lekë të reja. Këta duan të imitojnë huliganët e huaj. Ne jemi shumë larg dhe kemi të tjera halle. Kërkoj t'i jepet fund këtyre sjelljeve. Dënimi të jetë maskimal. Edhe im vëlla ta ketë bërë. Vetëm vdekja ka ngelur mangët.
Ata janë rrahur barbarisht. Ata ishin tifozë të Tiranës. Nuk pashë asnjë sjellje të dhunshme. Vetëm se vijnë dhe i rrahin. Njëri që i udhëhiqte ishte një djalë i shëndoshë që e kishin arrestuar mbrëmë. E kam parë në video, Ishte pikërisht ai djali. Nuk ka gjë me qëllim ndaj meje ishte rastësi. Për këtë jam super i bindur" - tha ai.